16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Katastrofa mjedisore në Fier e shkaktuar nga djegia e mbeturinave/ Reagon kryedemokrati Basha: “Viktimat janë njerëz që helmohen dhe vidhen”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar disa imazhe nga ajo që e konsideron si katastrofa mjedisore në Fier, të shkaktuar nga djegia e mbeturinave në këtë qytet.

Nëpërmjet një serie statusesh në “Twitter“, kreu i PD, shkruan se kjo katastrofë po helmon fëmijët.

Ai thekson se PD ka depozituar në SPAK faktet, dhe se është koha për të ngritur zërin, për veten, shëndetin, e familjet tona.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E solli një skemë kriminale si në Durrësin e Kavajës.Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që duhet të justifikohen më pas faqeve të majme të inceneratorëve me aksionerë mafianë dhe qeveritarët e korruptuar.

Viktimat janë njerëz që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorët. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipëria: pa të drejta, pa liri, pa të vërtetë. Prandaj shkel ligjet, pasurohet dukë vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk kupton.

Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për shëndetin dhe familjen tuaj. Për taksat ju të vjedhni dhe të dëshironi të dhunoni!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...