0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Kaliforni katastrofa natyrore shkakton viktima, uji vërshon kudo duke marrë me vete makina e pemë

Nuk ka të ndalur furia e motit në Kaliforni stuhitë e fuqishme kanë përfshirë pjesë të tëra të këtij shteti amerikan, ndërsa parashikimet edhe për ditët në vijim janë të zymta.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e fenomenit të njohur si “lum atmosferik” ndërsa numri i viktimave pritet të rritet, sipas guvernatorit Gavin Newsom. “Jemi pa fjalë, kjo situatë mund të zgjasë deri në 18 janar. Presim që fenomeni i ‘lumit atmosferik’ të ndodhë edhe 3 herë të tjera, në forma dhe sasi të ndryshme në zona të ndryshme të shtetit. Stuhia është shtrirë në pjesën më të madhe te shtetit”, u shpreh ai. Mes viktimave mendohet të jetë dhe një djalë i vogël, të cilin uji e rrëmbeu teksa ishte në makinë me të ëmën, që u shpëtua nga kalimtarë të rastit.

Pamjet nga ajri të dy makinave të gëlltitura nga një gropë gjigante e hapur në një rrugë të Los Angelesit bënë xhiron e rrjetit, duke dëshmuar edhe më fort problemet që ka lënë pas situata e rënduar metereologjike. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në mjetet në fjalë, janë shpëtuar në kohë e u dërguan në spital me lëndime jo të rënda.

Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Kaliforni, mbylljen e rrugëve të rëndësishme, kanë shkulur pemë ndërsa vërshimi i ujit ka marrë me vete makina, bashkë me shoferë e pasagjerë brenda.

Banorë vendas thonë se kanë humbur gjithçka nga përmbytjet. Mbi 50 mijë banorë kanë marrë urdhër evakuimi, ndërsa mbi 110 mijë banesa dhe biznese janë pa energji elektrike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT