17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Katër arrestime pas ndalimit të një nëndetëseje me mbi 1.7 tonë kokainë në Portugali

Autoritetet portugeze kanë arrestuar katër persona pasi sekuestruan një nëndetëse që transportonte më shumë se 1.7 tonë kokainë drejt gadishullit Iberik, në një operacion të zhvilluar në Oqeanin Atlantik.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur policia dhe marina portugeze rrethuan dhe hipën në bord, duke sekuestruar lëndën narkotike të klasës A dhe arrestuar katër anëtarët e ekuipazhit, të gjithë nga Amerika e Jugut – dy ekuadorianë, një venezuelas dhe një kolumbian. Të arrestuarit u lanë në paraburgim pas paraqitjes në gjykatë në ishujt Azore.

Shefi i njësisë portugeze kundër trafikut të drogës, Vítor Ananias, tha se kombësitë e ndryshme të të dyshuarve tregojnë se organizata pas këtij trafiku nuk vepron nga një vend i vetëm.

Operacioni u mbështet nga Qendra për Analizë dhe Operacione Detare (MAOC) në Lisbonë, Agjencia Kombëtare Britanike e Krimeve dhe DEA amerikane. Anija portugeze lokalizoi mjetin rreth 1 mijë milje detare nga brigjet e Lisbonës, por për shkak të motit të keq dhe strukturës së brishtë të nëndetëses, ajo u fundos në det pas sekuestrimit.

Ananias përshkroi rreziqet e punës në bord:

“Mes nxehtësisë, avujve të karburantit dhe dallgëve të larta, qëndrimi në bord është jashtëzakonisht i vështirë. Pas 15 apo 20 ditësh, gjithçka që dëshiron është të shpëtosh.”

Rastet e tilla janë bërë të përsëritura vitet e fundit. Në mars të këtij viti, një mjet i ngjashëm që transportonte 6.5 tonë kokainë u ndalua rreth 1,200 milje detare nga Lisbona.

Ngjarja ndodh ndërsa administrata amerikane e ish-presidentit Donald Trump ka intensifikuar goditjet ndaj mjeteve të dyshuara për trafik droge, duke përfshirë një sulm javën e kaluar në Karaibe ku humbën jetën tre persona. Veprimet e tilla kanë nxitur debat mbi ligjshmërinë e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare dhe janë kritikuar nga liderë të Amerikës Latine.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...