19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Katër shqiptarë mbeten në burg në Itali, akuzohen për seri vjedhjesh në Montemarciano dhe Osimo

Katër shtetas shqiptarë, të moshës nga 27 deri në 36 vjeç, mbeten pas hekurave në burgun e Montacutos, pas një operacioni të karabinierëve italianë që zbuloi një seri vjedhjesh në rajonin e Ankonës.

Sipas mediave italiane, shqiptarët dyshohen si autorë të vjedhjeve në Montemarciano, Marina dhe Osimo, të kryera natën mes të premtes dhe të shtunës së kaluar. Gjyqtari Giovanni Manzoni ka konfirmuar masën e arrestit për të katërt, të cilët kanë zgjedhur të mos japin dëshmi gjatë marrjes në pyetje.

Dy prej tyre, 27 dhe 30 vjeç, punonin në bujqësi në jug të Italisë; 34-vjeçari ishte banues në Parma, ndërsa 36-vjeçari kishte qëndrim të përkohshëm në Porto Recanati. Të gjithë mbrohen nga avokatë të ndryshëm italianë.

Sipas hetimeve, katër shqiptarët ishin specializuar në grabitje banesash. Ata kishin marrë me qira një apartament në Via Giusti, Porto Recanati, që e përdornin si bazë për bastisjet dhe largoheshin menjëherë pas çdo goditjeje.

Rreth orës 2:30 të natës, karabinierët e Osimos, të cilët po e ndiqnin grupin prej ditësh, ndërhynë në banesë dhe i arrestuan në flagrancë. Brenda u gjetën stoli dhe sende me vlerë, përfshirë varëse, unaza e byzylykë prej ari.

Gjatë kontrollit të një Fiat 500, policia gjeti një orë luksoze “Patek Philippe”, me vlerë deri në 100 mijë euro, që dyshohet të jetë pjesë e sendeve të vjedhura. Hetuesit po verifikojnë origjinën e saj dhe po kërkojnë pjesën tjetër të bizhuterive të zhdukura.

Autoritetet italiane po hetojnë gjithashtu rrjetin e bashkëpunëtorëve që mund të kenë ndihmuar shqiptarët në shpërndarjen e mallrave të vjedhura, ndërsa pritet që ditët në vijim të ketë zhvillime të reja në hetim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...