13.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

“Ke çuar Zamir Manen e Salillarin për të intimiduar deputetët”/ Rama debaton ashpër me Bardhin: “Palaço, ti je palaço cirku”

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi grupin parlamentar të PS se ka kërkuar një votim të fshehtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur një proces mafioz e korruptiv.

Kryeministri Edi Rama, në përgjigje ndaj akuzave, u shpreh se kjo nuk është mënyra se si grupi parlamentar i PS funksionon, ndërsa shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur nga deputeti demokrat.

Rama: Për të ardhur keq që kjo gjuha me mafie kriminelë e intimidime është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi e ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë me ose pa vulë. e vërteta është ndryshe. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine. kur ka vendime politike e vendimmarrje të unifikuara politikisht ne marrim vendime.

Ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vijë momenti do jua shpjegoj pse. Ne kemi marrë përsipër propozimin për Avokatin e Popullit në të shkuarën dhe nuk kemi sjellë këtu të votonte avokat të partisë tonë që kalon jetën duke bërë gjyqe kundër kundërshtarit. kemi gjetur figura që mund të kishin edhe pëlqimin me votë nga ju.

Nuk kuptoj arsyen pse duhet t’ju japim llogari kë duam të votojmë?

Bardhi: Keni lënë gjurmë në tentativën për të kapur Gjykatën Kushtetuese

Rama: Për të kapur kë more? Ju më kujtoni atë shprehjen i gjëmoni bishtit, vazhdoni.

Bardhi: Zoti kryeministër nuk kemi asnjë problem. Këtu nuk ka rëndësi rregullorja, por urdhrat që jep kryeministri. Nuk kemi shqetësim se çfarë bëni ju. As kemi lypur gjë dhe as po na falni gjë, por ka një proces Kushtetues që kërkon 84 vota. Në 2017 e ruajtët ju traditën dhe Avokati i Popullit u votua me 84 vota. Ndoshta ju nuk jeni informuar por të dy kryetarët e grupeve kanë pasur një proces konsultimi dhe grupi juaj parlamentar ka përjashtuar 6 nga 11 kandidatët që kishim propozuar, nga pjesa e mbetur është e drejtë e PD të sillnim emër dhe avokatët nuk ndahen në të PD dhe PS.

Teatri që bëri kryeministri, po e them se bindja ime është se ti je 100% në dijeni, por drejtuesit më të lartë të grupit parlamentar kanë angazhuar mafiozë dhe oligarkë. Zamir Mane për shembull. Salillari shoku jot.

Rama: Mos merrni emra nëpër gojë kot.

Bardhi: Mos u nevrikos kot. Oligarkët e tu mafiozët e tu. I le oligarkët tani mafiozët është problemi.

Rama: Palaço, ti je palaço cirku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT