Keisi Medini, ka ndryshuar raport me Kristin që pas largimit të babait të saj nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’. Ajo është parë e largët me të, por nuk e kishte shprehur fiks çfarë kishte. Duke bërë xhiro rreth pishinës, Keisi ka folur me Antonetën për marrëdhënien që ka me Kristin. Ajo ka thënë që ka një pëlqim për Kristin, por nuk është e dashuruar.
Më pas, ajo ka zgjedhur të flasë me Oltën për ndjenjat që ka ndaj Kristit duke e cilësuar atë një pëlqim dhe jo dashuri, edhe pse javën e shkuar ishte e gatshme të linte shtëpinë në rast se ai eliminohej. Keisi tha se nuk e ka pyetur asnjëherë Kristin për gjërat që ka lënë pezull jashtë.
“Thashë tani fillon loja ime. Më kapi ankthi u mërzita, Nga një njohje u bë si lidhje dhe u krijua kjo jo gruaja, burri, vjehrri. Nuk jam gati për këtë gjë. Ne pëlqehemi nuk dashurohemi.
Mua këto gjëra më erdhën shumë shpejt dhe gjërat që vijnë shumë shpejt nuk janë të bukura. Kjo gjë po më frikëson shumë vërtetë. Unë nuk e kam pyetur për gjërat që ai ka lënë pezull. Nuk e shikon shumë të përfshirë me mua. Unë nuk e kam puthur ndonjëherë. Ai ka ardhur më ka puthur. Dy herë mund të jemi afruar kur e kam ndjerë. Unë kam harruar veten dhe kjo gjëja po më shkatërron shumë”, tha Keisi.