34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Rama bllokoi Doktoratat, bënte pakte me universitet private”/ Berisha: “Profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se arsimi parauniversitar është partizuar, ndërsa shtoi se portali për Mësuesit është një kurth.

Në konferencën “E ardhmja e arsimit shqiptar përmes teknologjisë dhe informacionit”, Berisha pohoi se pas drejtësisë që është kthyer në socialiste, edhe arsimi është bërë i tillë.

“Rama bllokoi Doktoratat, bënte pakte me universitet private. Ndante me ta taksat. Katastrofë është arsim paraunversitar, i cili është partizuar. Janë përdorur të gjitha format për ta shndërruar në arsim socialist, siç kanë bërë drejtësinë socialiste.

Portali është kurth, mashtrim. Profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më. E dëgjuat, në programet e shpallura për mësues aplikuan vetëm 2 maturantë. Në Shqipëri të nisësh detyrën e mësuesit, të duhen aq sa duhet në SHBA për detyrën e mjekut, profesion që kërkon më shumë kohë. Nuk ka pasur Shqipëria një ekip apo grup të tillë të papërgjegjshëm e injorant mbi arsimit. Faktori demografik është faktor tjetër shkatërrues. Mirdita kishte vetëm 100 nxënës në klasat e para. Të gjitha këto janë probleme të mëdha, por nuk mund të dorëzohemi para këtyre. Ne duhet të përgatitemi me përgjegjshmëri të madhe programin e arsimit, për të shënuar me shpejtësi një kthesë në këtë sektor. Ju siguroj se të tillë do e konsiderojmë, me rëndësi.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...