8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Kejsi Tola zbulon raportin që ka me Flori Mumajesin, ka dhe disa fjalë për Luizin

Këngëtarja Kejsi Tola, e cila njihet si një nga artistet me këngët e saj shumë të bukura të dashurisë, ka publikuar albumin e saj të ri titulluar “Luminous”, i cili përmban pesë këngë të shkruara në gjuhën angleze. Por, pse u shkëput për një kohë kaq të gjatë Kejsi nga tregu muzikor dhe televizioni?

“Ka qenë një zgjedhja ime sepse kam patur shumë ftesa për të folur për këtë shkëputje, por kam qenë duke punuar për këtë projekt. Arsyeja pse morën kaq kohë projektet është sepse janë punuar të gjitha jashtë Shqipërisë. Ka qenë procesi pak më i vështirë”.

Në media është përfolur shumë për një lidhje dashurie mes saj dhe producentit Flori Mumajesi, por si qëndron e vërteta?

“Me këtë projekt kam folur me Florin dhe më përpara. Ndoshta ka qenë i zënë me punë, nuk ka qenë në Shqipëri ditën e eventit, sepse edhe u shty shumë. Nuk më uroi. Kemi një raport shumë të mirë, e kam thënë gjithmonë mendoj se Flori është një nga njerëzit që ka bërë historinë e muzikës shqiptare. Ne na ka lidhur muzika, kemi kimi shumë të mirë dhe uroj që të kemi një projekt tjetër në të ardhmen”.

Si ish-pjesëmarrëse në Eurovision, si e komenton rrugëtimin e Luizit me këngën e tij vite më parë?

“Luizi ka qenë përpara meje në Eurovision. Mendoj që është një këngë shumë e mirë. Kohët kur kam shkuar unë, Luizi kanë qenë pak të vështira dhe pjesëmarrjet edhe menaxhimi. Unë mendoj që secili nga ne është munduar të bëjë më të mirën e vet në Eurovision me mundësitë që ka patu0r”.

Kejsi gjithashtu dha mendimin e saj për performancën e Ronelës në Eurovision.

“Ronela, unë mendoj që ndodh një gjë me ne shqiptarët, ne më mirë themi fjalët e këqija përpara, nuk mundohemi të jemi pozitiv. Ronela ka qenë një nga më të komentuarat dhe ajo është munduar që të bëjë më të mirën. Kënga e Ronelës është prapë një këngë që fansat e duan shumë”.

A është Kejsi në një lidhje dashurie?

“Nuk kam të dashur. Kam qenë pak e zënë me albumin këto kohë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...