11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Këlliçi i kundërpërgjigjet Gazmend Bardhit për akuzat në SPAK/ “S’ma bën syri tërr”!

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas kallëzimit në SPAK që u depozitua sot ndaj tij dhe 4 funksionarëve që kanë dalë në përkrahje të Sali Berishës dhe që ishin pjesë e organizimit të Kuvendit të 11 Dhjetorit!

Belind Këlliçi me anë të një postimi në Facebook thekson se ndaj tij janë ngritur në total 11 padi nga ata që ai i quan si njerëzit e Edi Ramës.

Ndërkohë që për padinë në SPAK të depozituar sot nga Gazment Bardhi, deputeti i PD thekson se: “S’ma bën syri tërr”! Madje ai shton më ironi se: “Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës”.

“Nga viti 2015 kur u zgjodha kryetar i FRPD, bashkë me qindra demokratë të tjerë, kemi provuar në kurriz qelitë, gazin lotsjellës dhe dhunën policore. Është bërë gjithçka për të na asgjësuar si Parti Demokratike. Ndaj meje janë depozituar 11 padi në SPAK nga Erion Veliaj, Ardian Çela, Mirel Mërtiri dhe gjithë fijet e tjera të pushtetit okult të Edi Ramës. Sot m’u shtua edhe një, nga Gazment Bardhi!

Zoti Bardhi! Ju dhe ish kryetari ynë jeni shkarkuar nga funksionet tuaja nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor 2021. Me padinë tënde të porositur s’ma bën syri tërr. Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! Parti sovrane e demokratëve të lirë! “, thekson Këlliçi.

POSTIMI I PLOTË:

Opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...