27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Zbardhen shpenzimet, ja sa paguan shqiptarët për 127 deputetë të Kuvendit për muajin tetor

KELMENT BAÇI/ Buxheti i shtetit ka shpenzuar plot 14.3 milionë lekë për 127 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për muajin tetor vetëm për përfitimet shtesë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, përveç pagës neto.

Shifra e kripur është përllogaritur vetëm duke u bazuar në shpenzimet për karburant, fatura telefoni, qira banese, dieta, pagesa për hotel dhe rinovim pasaporte diplomatike. Ajo që bie në sy është se gjatë muajit tetor plot 37 deputetë kanë përfituar një pagë të majme prej 75 mijë lekësh, vetëm për dieta.

Këtë përfitim nuk kanë pranuar ta marrin 13 deputetë, mes të cilëve kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, dy biznesmenët Agron Shehaj dhe Agron Çela, si dhe 7 të tjerë. Me shifra nga 18 mijë lekë që ka përfituar deputeti i PD-së Edmond Spaho dhe 25 mijë Tritan Shehu, mbi 50 deputetë kanë përfituar të njëjtën shifër, prej 37 mijë lekësh, pavarësisht angazhimit të tyre në terren apo jo. Në total, vetëm për dietat e deputetëve, në muajin tetor janë shpenzuar plot 6.37 milionë lekë.

Asnjë deputet i Kuvendit nuk e ka refuzuar pagesën për karburantin, duke përfituar një shumë që varion nga 30 mijë lekë deri në 40 mijë lekë, sipas largësisë së qarkut që përfaqësojnë, që në total arrin një shifër prej 4.43 milionë lekësh. Edhe për sa i përket pagesës për telefonat, asnjë deputet nuk e ka refuzuar atë, madje ata që janë drejtues të komisioneve parlamentare kanë përfituar edhe pagesë shtesë.

17 mijë lekë dhe 20 mijë lekë janë dy shumat që janë paguar zakonisht deputetët për komunikimet, mesazhet dhe lundrimin e tyre në internet, ndërsa 7 prej tyre kanë përfituar një shtesë prej 21 mijë lekësh dhe deputetja Klotilda Bushka që ka përfituar 18 mijë lekë. Në këtë muaj vetëm 8 deputetë kanë marrë pagesë për qiranë e shtëpisë që kanë marrë në kryeqytet.

Pagesa më e madhe për qiranë e shtëpisë së një deputeti është 35 mijë lekë, që e kanë përfituar 4 deputetë dhe më e ulëta 9.3 mijë lekë, që e ka marrë Nusret Avdulla, duke e çuar në total 197 mijë lekë. 11 deputetë të Kuvendit kanë përfituar nga 7.5 mijë lekë për rimbursimin e pasaportës diplomatike me një fond në total prej 82.5 mijë lekësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

12 ditë luftë për jetën, ndërron jetë Ana Dyrmishi: nuk mundi t’u mbijetonte plagëve...

0
Një lajm i trishtë ka ardhur nga Turqia, ku 25-vjeçarja nga Durrësi, Ana Dyrmishi, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh luftë me jetën. E reja...

Tragjedi në Farkë, 24-vjeçari përplas me makinë vajzën 1 vjeç e gjysmë gjatë manovrës...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Farkë, ku një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi u...

“E bëra nga nervat, sepse humba kontrollin”, zbardhen detajet e vrasjes së 44-vjeçares shqiptare...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi rajonin e Rodopit në Greqi, ku 44-vjeçarja Esma Muço u vra me thikë...

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...