10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Këngëtari Mevlan Shaba drejt ndarjes me partneren pas lajmit për shtatzëninë

Këngëtari i njohur Mevlan Shaba, i cili u bë i njohur gjatë qëndrimit të tij në programin “Big Brother VIP Kosova”, duket se po kalon një periudhë të vështirë në jetën personale. Pas konfirmimit të lajmit se ai dhe partnerja e tij, Ornelda, janë në pritje të një fëmije, situata mes tyre duket se ka marrë një kthesë të papritur.

Sipas raportimeve të “Kosova Today”, një krizë serioze ka shpërthyer mes çiftit, duke vënë në dyshim të ardhmen e marrëdhënies së tyre. Pas kësaj, të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale, përfshirë atë që konfirmonte shtatzëninë, janë fshirë. Ky zhvillim ka shkaktuar reagime dhe spekulime të shumta në mediat sociale.

Për më tepër, gjatë kohës që Mevlan Shaba ishte pjesë e “BBVK”, partnerja e tij Ornelda kishte zbuluar për publikun se ishte shtatzënë. Pas kësaj, Livia, ish-e dashura e Mevlanit, e akuzoi atë për tradhti, duke shtuar tensionin mes të gjithëve. Megjithatë, ende nuk dihet nëse akuzat e Livias kanë pasur ndonjë ndikim në krizin që ka shpërthyer mes Mevlanit dhe partneres së tij.

Tashmë mbetet të shihet nëse çifti do të dalë me një deklaratë për të sqaruar situatën dhe për të konfirmuar nëse lajmet e qarkulluara janë të vërteta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...