Këngëtari i njohur nga Kosova, Bardhi, ka konfirmuar se do jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Në një performancë në sheshin “Skënderbej”, Bardhi ka bërë shpalljen zyrtare duke ndarë lajmin me publikun. Ai ka shtuar se gjatë këtij spektakli do të ketë një performancë muzikore për të gjithë shikuesit. Edicioni i ri pritet të fillojë më 13 janar dhe do të moderohet nga Ledion Liço, duke sjellë ndryshime në drejtimin e prezantimit krahasuar me edicionet e mëparshme të “Big Brother VIP”.
“Do këndoj një këngë që ju më keni bërë të njihem në Shqipëri, dhe dua t’ju kallëzoj diçka, jam pjesë e “Big Brother VIP” 3. Kështu që e shfrytëzova rastin më jua marr votat që tani”, tha ai gjatë koncertit.