18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Administrata Biden njofton për shitje emergjence të armëve për Izraelin për herë të dytë

Për herë të dytë në këtë muaj, administrata e Presidentit Biden ka miratuar shitjen emergjence të armëve për Izraelin, duke anashkaluar procedurat e Kongresit. Vendimi vjen në kontekstin e vazhdimësisë së konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gazë, duke përballuar kritika ndërkombëtare. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar Kongresin për një vendim të dytë emergjence për shitje paisjesh ushtarake me vlerë prej 147.5 milionë dollarë.

Departamenti i Shtetit argumenton se kjo veprim emergjent është në mbrojtje të interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe sigurisë së Izraelit. Vendimet emergjente lejojnë anashkalimin e shqyrtimit të zakonshëm nga Kongresi për shitjet e armatimeve. Këto veprime janë të rralla, por janë marrë kur ka nevojë urgjente për furnizim të menjëhershëm të armëve. Në dhjetor, Sekretari Blinken ka miratuar një shitje emergjence të predhave për tanket për Izraelin, vlera e së cilës kalonte 106 milionë dollarë.

Për shkak të urgjencës së nevojave të mbrojtjes së Izraelit, sekretari njoftoi Kongresin se ka ushtruar autoritetin e deleguar për të vendosur se ekziston një emergjencë, për shkak të së cilës është i nevojshëm miratimi i menjëhershëm i transferimit (të paisjeve). Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë e Izraelit, dhe është jetike për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet nga rreziqet që i kanosen”, tha Departamenti i Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...