12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Video/ Këngëtarja Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë në mes të koncertit

Këngëtarja shqiptare me reputacion ndërkombëtar, Bebe Rexha së fundmi ka përjetuar një prej eksperiencave më të shëmtuara gjatë një koncerti të saj.

Ylli i hitit “I got you” është përfshirë në një ngjarje të paprecedentë, pasi që përderisa po këndonte në skenë, dikush nga publiku e ka gjuajtur me telefon duke e goditur në fytyrë.

Menjëherë pas goditjes, artistja 33-vjeçe është ulur në gjunjë si dhe ka pranuar ndihmën mjekësore të stafit të saj, derisa e gjithë ngjarja ka ndodhur në “The Rooftop” të Pier të SHBA-ve, teksa po realizonte turneun “Best F’n night of my life”.

Video incizimet nga incidenti i Rexhës janë publikuar në të gjitha mediat sociale dhe të njëjtat janë bërë virale.

Adhuruesit e artistes kanë reaguar në mbështetje të saj, derisa e kanë dënuar veprimin e fansit që i shkaktoi edhe plagë në fytyrë këngëtares. Akoma nuk dihet se cilat janë arsyet që qëndrojnë pas kësaj goditjeje me telefon.

Përndryshe, së fundmi Bebe Rexha dhe DJ i njohur francez, David Guetta kanë vazhduar të shijojnë suksesin e bashkëpunimit të tyre të fundit “I’m Good (Blue)”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...