7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kërcënohet në krye të detyrës prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami/ I vendoset fishek në dritaren e zyrës

Asllan Bajrami, drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet është kërcënuar për shkak të detyrës.

Prokurorit Bajrami i është vendosur një fishekë në dritaren e zyrës së tij.

Disa persona të paidentifikuar ende kanë lënë në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56,  i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.

Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetim për ngjarjen. Gjate ditëve të fundit, prokurori ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privat, për të cilat po ashtu po zhvillohen hetime.

Bajrami ka qenë me detyrë në disa rrethe të ndryshme të vendit tonë dhe kanë pasur në drejtim një sërë dosjesh hetimore. Ende nuk ka një pistë të përcaktuar për hetimet në lidhje me kërcënimin e bërë ndaj tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT