5.5 C
Tiranë
Sunday, April 6, 2025
spot_img

Kërcënohet prokurori i shkarkuar…

Prokurori i dorëhequr Ardian Nezha ka kërkuar ndihmën e institucioneve në të cilat ka qënë pjesë dikur. Ai ka denoncuar se është kërcënuar me mesazhe nga një person i identifikuar si Genti Latifi nga Peqini, i cili në fillim të 2020 i ka cuar një sërë kërcënime për jetën.

Burime  bëjnë me dije se kërcënuesi i shkruante se fillimisht do të “mbaronte punë” me djalin e tij, dhe më pas me familjarët e tjerë. Gjë që e ka detyruar Nezhën që ta dërgojë të birin në Kanada. Pasi ka bërë denoncimin në organet përkatëse, Nezha ka vënë në dispozicion edhe të gjitha mesazhet e dërguara dhe kanosjet e dërguara atij dhe bashkëshortes së tij.

“Kujtove se do ishe gjithë jetën prokuror,”-shkruhet në një prej mesazheve që Nezha ka marrë në telefonin e tij. I pyetur nga prokuroria e Tiranës, Ish-magjistrati ka bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që është kërcënuar për shkak të detyrës, dhe se ishin pikërisht këto shqetësime që e detyruan që të largohej nga detyra.

“Unë kam qenë prokuror, kam marrë shumë kërcënime dhe në 2018 edhe gjatë muajve shkurt, mars prill 2018, Aq të mëdha ishin sa u detyrova të dorëhiqem,”-u shpreh ai.

Nezha u dorëhoq në 28 mars të vitit të shkuar. Ardian Nezha është prokurori që zëvendësoi Dritan Ginën në postin e kryeprokurorit të Elbasanit në janar të vitit 2018. Vendimi u dha nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku. Para se të merrte postin e kryeprokurorit të Elbasanit, Nezha ishte drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit, post nga i cili dha dorëheqjen në prill të vitit të shkuar për t’u zëvëndësuar me Enkeleda Millonain.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përplasje e fortë në “Ferma VIP”: Limi akuzon Yllin për homoseksualitet, ky i fundit...

0
Vetëm pesë ditë pas startimit, “Ferma VIP” është tronditur nga përplasje të forta mes konkurrentëve, ku protagonistë u bënë Limi dhe Ylli, pas një...

LaCivita vjen në Shqipëri për të drejtuar fushatën elektorale të PD: “Surpriza dhe zhvillime...

0
Një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Shqipëria do të presë ardhjen e një figure të njohur të fushatave politike amerikane, Chris LaCivita,...

Trondit Kosova: Vetëvrasja e një polici në Prishtinë – Elsa Tolaj reagon me dhimbje

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, pas lajmit se një polic ka kryer vetëvrasje në mes të Prishtinës. Viktima është identifikuar si Alban...

Stuhia Laurence godet sërish Andaluzinë – tre të vdekur nga shembja e një ndërtese...

0
Stuhia shkatërrimtare Laurence vijon të shkaktojë dëme të mëdha dhe viktima në Andaluzinë e jugut të Spanjës. Të premten, në komunën Coria del Río,...

Spanjë – Arrestohen 4 shqiptarë, zbulohen 80 kg marijuanë në një plantacion të brendshëm

0
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar katër shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike, pas zbulimit të një plantacioni të...