25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Kërcënohet prokurori i shkarkuar…

Prokurori i dorëhequr Ardian Nezha ka kërkuar ndihmën e institucioneve në të cilat ka qënë pjesë dikur. Ai ka denoncuar se është kërcënuar me mesazhe nga një person i identifikuar si Genti Latifi nga Peqini, i cili në fillim të 2020 i ka cuar një sërë kërcënime për jetën.

Burime  bëjnë me dije se kërcënuesi i shkruante se fillimisht do të “mbaronte punë” me djalin e tij, dhe më pas me familjarët e tjerë. Gjë që e ka detyruar Nezhën që ta dërgojë të birin në Kanada. Pasi ka bërë denoncimin në organet përkatëse, Nezha ka vënë në dispozicion edhe të gjitha mesazhet e dërguara dhe kanosjet e dërguara atij dhe bashkëshortes së tij.

“Kujtove se do ishe gjithë jetën prokuror,”-shkruhet në një prej mesazheve që Nezha ka marrë në telefonin e tij. I pyetur nga prokuroria e Tiranës, Ish-magjistrati ka bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që është kërcënuar për shkak të detyrës, dhe se ishin pikërisht këto shqetësime që e detyruan që të largohej nga detyra.

“Unë kam qenë prokuror, kam marrë shumë kërcënime dhe në 2018 edhe gjatë muajve shkurt, mars prill 2018, Aq të mëdha ishin sa u detyrova të dorëhiqem,”-u shpreh ai.

Nezha u dorëhoq në 28 mars të vitit të shkuar. Ardian Nezha është prokurori që zëvendësoi Dritan Ginën në postin e kryeprokurorit të Elbasanit në janar të vitit 2018. Vendimi u dha nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku. Para se të merrte postin e kryeprokurorit të Elbasanit, Nezha ishte drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit, post nga i cili dha dorëheqjen në prill të vitit të shkuar për t’u zëvëndësuar me Enkeleda Millonain.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Ekuador, shkatërrohet rrjeti me lidhje të dyshuara...

0
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale të përfshirë në...

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kushtoi mbi 26 milionë euro,...

0
Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e organizuar në Madison Square Garden në New York, besohet se ka kushtuar mbi 26 milionë...