15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Kërcënoi me sëpatë prindërit e tij në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Has

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has, ku një i ri ka kërcënuar me sëpatë prindërit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Krumës, ku 27-vjeçari me iniciale S.H ka rrëmbyer sëpatë dhe i është vërsulur prindërve.

I riu është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë”, thotë policia.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT