14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Kërkesa e SPAK për rihapjen e hetimeve për çështjen ‘Gërdeci’ ishte antikushtetuese dhe jo e ligjshme”/ Avokati Saimir Visha: “Një vendim që ka kontradikta mbi mënyrën si është themeluar”

Avokati Saimir Visha e ka konsideruar antikushtetuese dhe jo ligjore vendimin e SPAK për rihapjen e hetimeve për çështjen “Gërdeci”.

Në një deklaratë me deputetin Fatmir Mediu, Visha tha se ky është një rast flagrant i mungesës së oblejtivizmit dhe humanizmit në hetim. Ai është shprehuar se asnjë provë e dorëzuar nga ai nuk është marrë parasysh dhe nuk është vlerësuar nga prokuroria.

“Janë një sërë koincidencash të një subjektiviteti ekstrem të një instuticioni që duhet të veprojë me një logjikë të ftohtë. SPAK konsideroi si risi kërkesën e familjarëve për hapjen e hetimeve. Deklarata e prokurorit për hapjen e hetimeve është gati ilegare pasi nuk pati asnjë komunikim me mediat. Kërkesa e SPAK ishte antikushtetuese dhe jo e ligjshme. Çdo akt që pason kërkesën e SPAK duhet të jetë i pavlerë. Ka deklarata mediatike nga titullari i SPAK dhe ne do t’i shkojmë deri në fund.

Kjo lloj drejtësie dhe qëndrim subjektiv i shprehur më bëjnë të besoj që kjo lloj drejtësie nuk është drejtësi e parashikuar në shinat legale. Ne do të përballemi me çdo formë që do të marrë kjo çështje. Ky rast është domethënëse për mungesën e objektivizmit dhe humanizmit për këtë çështje. Vendimi i apelit të SPAK nga ana tjetër është i pashembullt, Një pjesë e prokurorëve janë halicunantë. Mjafton të shikoni aktet e tyre. Ai është një vendim që ka kontradikta mbi mënyrën si është themeluar. Asnjë provë e dërguar prej nesh nuk ka vlerësimin minimal prej gjyqtares. Veprimi i prokurorisë është ilegal dhe duhet treguar para opinionit publik”- tha ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...