12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Kërkesa e studentëve shpërfillet dhe përjashtohen nga ‘Pako e madhe ‘”, Erisa Xhaxho reagon për shpërblimet e Ramës

Me anë të një postimi në Facebook, Xhixho thekson se për të disatën herë qeveria ka injoruar kërkesën e tyre duke mos i mbështetur financiarit.

Ky përjashtim, thekson deputetja e PL, vjen në një kohë kur të rinjtë shohin si mundësi largimin nga vendi.

“Paratë janë aty, por qeveria nuk zgjedh t’i ndajë me qytetarët, duke ua shpërfillur kërkesat studentëve. Paratë shkojnë për pagesat e inceneratorëve, për koncesionet e PPP-të nga të cilat përfitojnë direkt klientët e qeverisë”, shkruan deputetja.

Reagimi i Xhixhos

Studentët, të përjashtuar sërish nga lëmosha e asaj që kryeministri e quajti “pako e madhe”.

Qeveria injoroi për të disatën herë kërkesën e tyre, duke mos i mbështetur financiarisht në kulmin e krizës së çmimeve.

Qeveria “Rama” nuk i mbështeti studentët as sa Kosova, me 100 euro në muaj.

Mazhoranca e rrëzoi me forcën e kartonit dhe arrogancën e pushtetit amendamentin që propozuam për Buxhetin e 2023, për t’u dhënë studentëve mbështetje financiare sa Kosova.

Studentëve sot u janë rritur qiratë nga 300-400 euro, kostot e transportit, veshjeve e librave. Jetesa e tyre sa vjen e bëhet më e vështirë.

E ndërkohë që qytetarët varfërohen, qeveria pasurohet. Kjo qeveri mblodhi 500 milionë euro më shumë përmes taksave gjatë vitit që lamë pas.

Përjashtimi i studentëve nga ndihma financiare ndodh kur mbi 70% e të rinjve e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit, kur 1 në 3 maturantë do të studiojë larg Shqipërisë, në një kohë kur ua kalojmë edhe ukrainasve për kërkesat për azil në vendet e BE-së, kur çdo ditë qindra të rinj shqiptarë rrezikojnë jetën në La Mansh. Ndërkohë, kjo qeveri e papërgjegjshme jep mesazhin që as i njeh studentët e as merr masa për t’ua lehtësuar sadopak jetën në këtë vend.

Axhenda e qeverisë Rama për shpopullimin e vendit duhet ndalur një orë e më parë.

Paratë janë aty, por qeveria nuk zgjedh t’i ndajë me qytetarët, duke ua shpërfillur kërkesat studentëve. Paratë shkojnë për pagesat e inceneratorëve, për koncesionet e PPP-të nga të cilat përfitojnë direkt klientët e qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...