10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Kërko drejtësi!”/ Deputeti italian thirrje Melonit: Më shumë zhurmë bëri fatura e papaguar sesa vdekja e të rinjve italianë

Deputeti italian Francesco Emilio Borrelli ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që iu mori jetën dy turistëve italianë dy ditë më parë në Sarandë.

Ai i kërkon kryeministres Giorgia Meloni të kërkojë drejtësi nga qeveria shqiptare për dy jetët e humbura duke theksuar se më shumë zhurmë u bë për faturën e papaguar nga katër turistët në Berat ishte më e madhe sesa ajo për dy të rinjtë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë e cila drejtohej nga një minoren i cili në asnjë mënyrë nuk mund të ishte në timon, siç konstatohet nga vetë Policia që po heton.Bëjeni me shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhytw për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër italianëtqë u larguan nga restoranti pa paguar. Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, u shpreh deputeti i Alleanza Verdi Sinistra, Francesco Emilio Borrelli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...