15.5 C
Tiranë
Wednesday, September 24, 2025
spot_img

Kërkohej për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, arrestohet në Gjermani Genc Tafilaj

Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, kanë arrestuar në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, Genc Tafilaj, 43 vjeç, banues në Shkodër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi në maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin në burg të këtij shtetasi, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, për vrasje.

Genc Tafilaj është dënuar nga Gjykata e Lartë, në vitin 2002, me 25 vjet burgim dhe pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit, Gjykata e Rrethit Krujë, në vitin 2017, ka vendosur ta lirojë me kusht.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për vrasje.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Genc Tafilaj, 43 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi në maj të vitit 2021, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin në burg të këtij shtetasi, për të vuajtur dënimin e mbetur prej 6 vitesh, për vrasje.

Shtetasi Genc Tafilaj është dënuar nga Gjykata e Lartë, në vitin 2002, me 25 vjet burgim dhe pasi ka vuajtur një pjesë të dënimit, Gjykata e Rrethit Krujë, në vitin 2017, ka vendosur ta lirojë me kusht.

Më datë 02.08.2000, në Shkodër, shtetasi Genc Tafilaj, në bashkëpunim me babain e tij, ka vrarë me armë zjarri Drejtorin e Drejtorisë së Policisë Shkodër të asaj kohe, Arben Zylyftari.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 24 Shtator 2025

0
Dashi Sot energjia juaj është e lartë dhe ju mund të përballoni çdo sfidë. Në punë, një vendim i guximshëm do të sjellë rezultate pozitive....

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 24 Shtator 2025

0
Mëngjesi nis i freskët, me diell të lehtë dhe ajër të pastër. Gjatë ditës, temperatura pritet të ngrihen duke sjellë mot të ngrohtë dhe...

Emërime të reja në QSUT dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor

0
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, prezantoi sot dy emërime të rëndësishme në shëndetësi: Anxhela Paparizo si drejtoreshë e re e Qendrës...

Mjeku radiolog goditi infermierin me thikë brenda spitalit në Tiranë, president I peshëngritjes

0
Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku mjeku radiolog Dashamir Çajka ka goditur...

Fjorald Behari zgjidhet kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë

0
Vlorë, 23 shtator – Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetarin e ri, pas transferimit të ish-kryetarit Enkel Peza në Tiranë. Detyrën...