Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore miratoi sot raportin për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë zgjatjen e afateve për institucionet e vettingut.
Këshilli për Legjislacionin, e ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës raportin për zgjatjen e organeve të vetingut.
Raporti i miratuar në mbledhjen e sotme pritet të kalojë për votim në seancë plenarë.
Gjatë fjalës së mbajtur në mledhje, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se raporati i miratuar pritet të paraqitet në seancën e ardhshme plenare.
“Fillojmë me mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,për nismën për një ndryshim në ligjin nr. 8417 datë 21/10/1998 Kuhtetuta e Shqipërisë së ndryshuar.