8.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Këshilltari i Departamentit Chollet do të vizitojë vendet e Ballkanit,përjashtohet shqipëria nga vizita

Këshilltari i Departamentit Derek Chollet, bashkë me një delegacion ndërinstitucional, do të vizitojë vendet e Ballkanit nga data 11-17 dhjetor.

Në njoftimin e DASH thuhet se pjesë e axhendës së Chollet janë të gjitha vendet e Ballkanit si: Kosovë, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci si edhe Belgjikë, por mungon Shqipëria.
DASH thotë senë fokus të vizitës është rikonfirmimi i përkushtimin të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Më 12-13 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Po ashtu në fokus të vizitës në Kosovë do të jetë edhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Më 13 dhjetor, Chollet do të vazhdojë Serbinë, ku do të diskutojë sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt objektivit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe.

Më 14 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me përfaqësues të institucioneve qeveritare të BiH për të diskutuar mbi sundimin e ligjit, reformat ekonomike, energjitike dhe të mbrojtjes.

Më pas Chollet do të udhëtojë drejt ku do të takohet me liderët e qeverisë për diskutime mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.

Më 15 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Podgoricë, Mal i Zi për t’u takuar me udhëheqësit e qeverisë dhe shoqërinë civile për të diskutuar ngërçin aktual politik, angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë rajonale dhe përparimin e vazhdueshëm të Malit të Zi drejt integrimit euro-atlantik.

Në Zagreb, Kroaci, Këshilltari do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, sigurinë energjetike evropiane, si dhe prosperitetin ekonomik dhe sigurinë në rajon, dhe ai do të finalizojë traktatet e ndihmës juridike të ndërsjellë dhe ekstradimit të Kroacisë me Shtetet e Bashkuara.

Nga data 16-17 dhjetor, Chollet do të jetë në Belgjikë për të diskutuar bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe aleatët për një sërë çështjesh globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, rrugën e anëtarësimit në BE dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurinë energjetike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Plumbat ta morën jetën…” – Elijona prek me mesazhin për xhaxhain e ndjerë

0
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet të ndjerë në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj që humbi...

Vritet në atentat futbollisti 21-vjeçar në Stamboll, mendohet të jetë përfshirë me ish...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku futbollisti i ri Kubilay Kaan Kundakci ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri. Sipas raportimeve,...

“U manipulova dhe u mashtrova” – Mette-Marit reagon për lidhjen me Jeffrey Epstein

0
Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka shprehur publikisht pendesën e saj për miqësinë e dikurshme me financierin amerikan Jeffrey Epstein, duke deklaruar se ishte manipuluar...

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...