17.5 C
Tiranë
Thursday, October 3, 2024
spot_img

Kiara Tito dhe Salsano Rrapi hedhin poshtë thashethemet për ndërprerjen e bashkëpunimit në “Portokalli”

Pas zbulimit se Kiara Tito do të jetë moderatore e re e spektaklit humoristik “Portokalli”, aludimet se Salsano Rrapi nuk do të jetë më pjesë e këtij emisioni kanë filluar të qarkullojnë. Lajmet e ndryshimit në dinamikat e emisionit janë shtuar pas mungesës së Salsanos në promovimin e ri të “Portokallisë”, si dhe pas disa përplasjeve publike mes tij dhe Luiz Ejllin. Megjithatë, këto thashetheme janë hedhur poshtë nga vetë ata, në një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Kiara e ka sqaruar situatën duke thënë: “Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?’. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon.”

Salsano, i njohur për humorin e tij, në një moment të bisedës “paralajmëron” moderatoren: “Tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në ‘Portokalli’.”

Pjesë nga biseda:

Elona:
Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?
Salsano: Mund t’a sqarojmë këtë histori?
Elona: Kiara Tito mirëmbrëma.
Kiara: Përshëndetje.
Salsano: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?
Kiara: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?’. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon.
Salsano: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?
Kiara: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë ‘ç’ne kjo këtu’.
Elona: Thellë-thellë Kiara, ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?
Kiara: Jo, kurrë, kurrë.
Salsano: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.
Kiara: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.
Salsano: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht se Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.

Kjo bisedë ka përforcuar idenë se Kiara dhe Salsano do të vazhdojnë të punojnë së bashku në “Portokalli”, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndarje të mundshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT