10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kiara Tito reagon për sulmet ndaj Luizit: “Kur dikush flet keq për ty, tregon më shumë për veten”

Moderatorja dhe influencerja e njohur Kiara Tito i është përgjigjur me qetësi dhe maturi një pyetjeje të ndjeshme gjatë një sesioni “pyetje–përgjigje” në Instagram, ku një ndjekës e pyeti se si ndihet kur njerëzit flasin negativisht për bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin.

Në pyetjen: “Si ndjehesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë, fjalët më negative, e si ndjehet ai?”, Kiara dha një përgjigje me peshë:

“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo përgjigje.”

Moderatorja shtoi se as Luizi nuk i jep rëndësi komenteve apo shpifjeve që qarkullojnë në rrjete sociale:

“Pastaj Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë.”

Me këtë deklaratë, Kiara ka dhënë një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përfshijnë çiftin në debate publike, duke treguar se ata zgjedhin të qëndrojnë mbi negativitetin dhe të fokusohen në jetën dhe karrierën e tyre.

Aktualisht, Kiara Tito drejton show-n e njohur të humorit “Portokalli”, ku po korr sukses si moderatore, ndërsa Luizi vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuar të showbizit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...