28 C
Tiranë
Tuesday, August 4, 2026

Trump firmos marrëveshjen historike të paqes për Gazën: “Na u deshën 3 mijë vjet për ta arritur”

Në një samiti historik për paqen në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit për Gazën, duke e quajtur atë “momentin më të rëndësishëm diplomatik të shekullit”.

“Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?”, tha Trump teksa firmoste dokumentin, duke theksuar se marrëveshja synon t’i japë fund përfundimisht gjakderdhjes dhe përplasjeve të vazhdueshme në rajon.

Pas presidentit amerikan, dokumentin e firmosën edhe liderë të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, të cilët u angazhuan për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit.

“Të gjithë janë të lumtur”, deklaroi Trump në fund të ceremonisë, duke shtuar se megjithëse ka përjetuar shumë marrëveshje në jetën e tij politike dhe biznes, “asnjë nuk ka pasur peshën e kësaj”.

Presidenti amerikan theksoi se me këtë marrëveshje “parashikimet për një Luftë të Tretë Botërore në Lindjen e Mesme nuk do të bëhen realitet”, ndërsa ceremonia u mbyll mes duartrokitjeve dhe shpresës për një paqe të qëndrueshme në një rajon të trazuar prej dekadash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...