9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Kina raporton gati 60.000 vdekje të lidhura me koronavirus brenda një muaji

Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë raportuar të shtunën rreth 60.000 vdekje të lidhura me koronavirusin brenda një muaji.

Kjo njëherësh është shifra e parë e tillë që publikon Qeveria kineze, prej lehtësimit të kufizimeve për koronavirus në fillim të muajit dhjetor.

Kina ka regjistruar 59.938 vdekje të lidhura me koronavirus në periudhën 8 dhjetor 2022 – 12 janar 2023, ka thënë Jiao Yahui, shefe e Zyrës për Administratë Mjekësore në Kinë.

Kjo shifër u referohet vetëm vdekjeve të regjistruara në qendrat mjekësore, andaj besohet se situata reale është më e rëndë.

Kina është akuzuar vazhdimisht për mosraportim të numrit të vdekjeve me koronavirus.

Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë me raste se “nuk është e domosdoshme” që të publikohen shifrat e sakta.

Më parë Pekini pati ndryshuar metodologjinë e raportimit të vdekjeve me koronavirus, duke thënë se do të regjistrojë vetëm personat që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes.

Mirëpo diçka e tillë është kritikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se definicioni i ri “është shumë i ngushtë”.

Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë të shtunën se mosha mestare e viktimave ka qenë 80.3 vjet, dhe se 90 për qind e të vdekurve janë mbi moshën 65-vjeçare.

Sipas tyre, shumica kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Aktualisht, miliona persona mbi moshën 60-vjeçare janë të pavaksinuar në Kinë.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....