14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Aroma” i zhvilluar nga Seksioni i Narkotikëve dhe Sektori e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili ruante ambientin e jashtëm të kësaj banese.  Sekuestrohen 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan operacionin antikanabis të koduar ”Aroma”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A., 28 vjeç dhe Xh. I., 54 vjeçe. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike, të cilën e paketonin dhe e bënin gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm.

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 50 vjeç, i cili kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte te dy shtetasit e tjerë në rast se shikonte lëvizjeve të dyshimta.  Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...