15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Kishte premtuar 120 mijë euro që të vrisnin gruan e tij, avokati Alban Bengasi arresohet në Rinas

Është arrestuar në aeroportin e Rinasit avokati Alban Bengasi, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, pasi kishte premtuar 120 mijë euro që të vrisnin gruan e tij.

Në dosjen e prokurorisë së posçme thuhet se si Nuredin Dumani kishte refuzuar që të vriste ish-gruan e avokatit Alban Bengasi për shumën e 120 mijë eurove, pasi më herët ishte porositur për gjymtimin e saj.

Bengasi dyshonte se ish-gruaja e tij e kishte tradhëtuar me shokun e ngushtë, dhe për këtë kishte nisur një seri hakmarrjesh ndaj saj, me qëllimin final për ta eleminuar.

Ai përdorte njohjen me bosët e krimit, për të realizuar qëllimin e tij, ndërkohë që nga Dumani përshkruhet si një person që pinte shumë kokainë.

Dumani ka dhënë me detaje dhe emra, ditët kur ka ndjekur ish-gruan e Bengasit, dhe sulmin ndaj saj, që nuk kishte shkuar sipas parashikimeve të vetë avokatit.

I penduari i drejtësisë i ka thënë SPAK se ai kishte refuzuar ta vriste një grua për 120 mijë euro, ndërkohë që Bengasi është shprehur se në rast se nuk do ta kryente ai krimin, do ia kërkonte këtë ‘nder’ Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe dhe si i forti i Myslym Shyrit.

Dumani së bashku me persona të tjerë, kishin ruajtur për ditë me radhë lëvizjet e ish-gruas së Bengasit, e cila pasi u sulmua fizikisht ka hedhur dyshime se porositës ka qenë pikërisht avokati, pasi nuk kishte konflikte me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”. Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT