12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Klajdi tregon strategjinë që do të përdorte në Big Brother dhe emocionet pas daljes

 

Artisti dhe ish-banori i Big Brother VIP, Klajdi, i cili u eliminua disa javë më parë, ka reflektuar mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në një intervistë të fundit, ai ndau mendimet e tij mbi strategjitë e lojës, marrëdhëniet me banorët dhe planet për të ardhmen në karrierën muzikore.

Strategjia që do të kishte ndjekur nëse do të kishte një shans të dytë

Kur u pyet nga gazetarja Lei nëse do të kishte një strategji të re në rast të një rikthimi në lojë, Klajdi u shpreh:

“E mendova, por nuk do të kisha një strategji të mirëfilltë. Do të isha më i çelur, me më shumë humor, batuta dhe këngë. Do të isha marrë më shumë me Rozanën, por jo në mënyrë sulmuese. Ajo më nxori në pah atë anën karagjoze që kam brenda vetes, ndaj do të bëja një aleancë me të, jo për lojë, por për të sjellë më shumë pozitivitet në shtëpi.”

Rikthimi në muzikë dhe suksesi i këngës “E bukur”

Pas daljes nga Big Brother VIP, Klajdi nuk humbi kohë dhe u rikthye fuqishëm në muzikë me këngën e tij më të fundit, “E bukur”. Ai ndau emocionet mbi mënyrën se si është pritur kjo këngë nga publiku:

Reaksioni ka qenë shumë pozitiv. Të gjitha vajzat e pëlqejnë, përveç asaj që unë ia kam dedikuar. Kam fituar zemrën e çdo vajze, vetëm të asaj që dua unë, nuk e kam fituar. Nuk e kam bërë publike se për kë është kënga, por ajo e ka pëlqyer këngën, vetëm që unë nuk po i pëlqej. Ka 10 vjet që e pëlqej këtë vajzën, por ose nuk e kupton, ose nuk do që ta kuptojë.

Klajdi vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj muzikës dhe projekteve të tij të ardhshme, ndërsa fansat e tij presin me kuriozitet hapat e tij të radhës si artist.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...