28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Lamtumira e fundit për reperin Mentor Palokaj – Mesazhi prekës i Unikkatilit për vëllain

 

Sot iu dha lamtumira e fundit reperit Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik të dielën. Në ceremoninë mortore morën pjesë shumë miq, familjarë dhe artistë të njohur nga industria e muzikës shqiptare.

Një nga momentet më prekëse të ceremonisë ishte mesazhi i vëllait të tij, reperit të njohur Unikkatil (Viktor Palokaj), i cili emocionoi të gjithë të pranishmit me fjalët e tij lamtumirëse:

“Me siguri plot prej juve sot e keni pasur për zemër. Edhe u gjet aty për juve, e faleminderit që keni ardhë. Ishalla shihna me to në botën tjetër. Vëllau jem, u shifshim përsëri, pushofsh në paqe.”

Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe shumë figura të njohura nga skena e muzikës shqiptare, si Mc Kresha, Gold AG dhe Blero, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit kolegut dhe mikut të tyre.

Mentor Palokaj, i njohur ndryshe me nofkën artistike “Tee”, u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Policia, e cila po heton rrethanat e vdekjes, ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një armë zjarri si dhe një substancë e dyshuar narkotike.

Ndërkohë, komuniteti artistik dhe fansat vazhdojnë të shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre për humbjen e papritur të reperit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...