14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Klodiana Lala: Atentati pranë Rinasit, krim i mirëorganizuar në një nga zonat më të sigurta të vendit

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani (i njohur edhe si Sheqeri).

Në një intervistë televizive, Lala e cilësoi ngjarjen si një krim të mirëorganizuar, të kryer nga autorë profesionistë, duke theksuar se atentati ndodhi vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë dhe pranë hyrjes VIP të aeroportit, një nga zonat më të mbrojtura të vendit.

“Autorët nuk ishin amatorë. Ata kryen një krim në një zonë shumë të populluar, ku ndodhet postblloku i policisë, sepse aty kalojnë personazhe të njohur dhe politikanë. Është një zonë që konsiderohet e mbrojtur,” – u shpreh gazetarja.

Ndërkohë, pas atentatit, makina e autorëve, një “Toyota”, u gjet e djegur në fshatin Halil të Krujës, ku gjatë kontrollit u zbuluan katër armë zjarri kallashnikov, të cilat dyshohet se janë përdorur në sulm.

Sipas burimeve hetimore, në ngjarje kanë marrë pjesë të paktën katër persona – dy atentatorët, shoferi i “Toyotës” dhe një tjetër që dyshohet se i ka pritur në Halil me një makinë tjetër, pasi dogjën automjetin e përdorur në atentat.

Po ashtu, mësohet se automjeti në të cilin ndodhej viktima, Gilmando Dani, i përkiste Elvis Kosovës, i njohur në rrethet e tij si “Visi i Garave”.

Hetimet vijojnë, ndërsa ngjarja po trondit opinionin publik për shkak të mënyrës profesionale të ekzekutimit dhe faktit që ndodhi në një zonë të mbikëqyrur nga policia, duke ngritur pyetje serioze mbi sigurinë dhe praninë e grupeve kriminale të armatosura pranë objekteve strategjike të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...