6.5 C
Tiranë
Thursday, January 22, 2026
spot_img

Klodiana Lala: Erion Veliaj i vetmuar në burg, iu bë edhe një festë ku mori pjesë i biri

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar sot detaje nga qëndrimi në burg i ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet nën hetim për 13 akuza, prej të cilave 9 për korrupsion.

E ftuar në një emision televiziv, Lala tha se në javët e para pas arrestimit, Veliaj është përballur me një gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike, duke kaluar sipas saj “dimrin e vetmisë së madhe”.

“Veliaj priste protesta në mbështetje të tij, mendoi se do të kishte njerëz jashtë burgut për ta takuar. Por në fakt mbeti i vetëm. Ai ishte një kandidat potencial për të zëvendësuar Ramën, doli pa pranga nga zyra e tij, dhe kontrasti ishte i madh. Sot ai e ka kuptuar që është tradhtuar nga të gjithë,” – u shpreh Lala.

Gazetarja tregoi gjithashtu se pak kohë më parë në burg iu organizua një festë ku mori pjesë edhe djali i tij, ndërsa ambientet e institucionit ishin zbukuruar për këtë rast.

Lala theksoi se Veliaj ka ndryshuar sjellje krahasuar me ditët e para pas arrestimit, duke u bërë më i tërhequr. Sipas saj, ka patur edhe pretendime për trajtimin në qeli dhe një procedurë të hapur nga Avokati i Popullit për të verifikuar nëse i janë shkelur të drejtat.

“Ajola Xoxa nuk e ka takuar asnjëherë në burg. Vizita i kanë bërë vetëm vëllai dhe një ish-zyrtar i Bashkisë së Tiranës, Dokushi, i cili po merret me çështjen e tij,” – shtoi Lala, duke nënvizuar se për ish-kryebashkiakun “rruga e përballjes me drejtësinë do të jetë e gjatë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 22 Janar 2026

0
♈ Dashi Atmosferë dinamike sot. Vendimet e bëra gjatë ditës mund të krijojnë baza për rritje gjatë javës. Mos nxitoni, por veproni me vendosmëri. ♉ Demi Qetësia...

Parashikimi I motit, e Enjte, 22 Janar 2026

0
Moti pritet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura në shumicën e vendit gjatë ditës.  • Reshje të dobëta shiu zakonisht në ultësirë...

Rama: “21 Janari hyn te krimet shtetërore, SPAK vonoi me vite”

0
Kryeministri Edi Rama, përfaqësues të Partisë Socialiste, familjarë të viktimave dhe qindra qytetarë nderuan sot 21 Janarin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vendosur...

“Tani po vjen njeriu që do i japë pak dashuri shtëpisë”: Rogerti bashkohet me...

0
Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 sot mirëpret një banor të ri: Rogerti, gazetari i njohur i sportit. Me hyrjen e tij, ai premton...

Spanja përballet me aksidente hekurudhore të njëpasnjëshme

0
Spanja është përsëri në tronditje dhe zi, pas një serie aksidentesh hekurudhore që kanë lënë dhjetëra të plagosur dhe viktima. Më 18 janar, 42 persona...