11.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

KLP / Ja kandidatët që plotësojnë kushtet për drejtues në disa prokurori në vend dhe kush skualifikohen

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë sot disa vendime, që nga pranimi i listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet për t’u emëruar me disa drejtuesve në prokuroritë pranë gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit, por edhe kushprej kandidatëve skualifikohen.

Më datë 19.11.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur në faqen zyrtare 28 vendet për Drejtues Prokurorie pranë Gjykatës së Apelit dhe Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm si më poshtë.

Mbas mbarimit të afatit ka rezultuar se i janë përgjigjur thirrjes për kandidim gjithsej 30 prokurorë për 21 zyra prokurorie, nga të cilat 16 Prokurori pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe 5 Prokurori pranë Gjykatave të Apelit.

Pasi shqyrtoi dokumentacionin e sjellë nga kandidatët dhe bëri verifikimet e nevojshme, Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka vendosur skualifikimin e kandidatëve për drejtues në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit të cilët vijnë nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, respektivisht : z. Lorenc Mërkuri që kandidon për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër; znj. Elidiana Kaso, që kandidon për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër; z. Lazër Çardaku që kandidon për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

 

 

Komisioni vlerësoi se këta kandidatë nuk plotësojnë kushtin ligjor, 4 vjet eksperiencë në nivelin për të cilin kandidojnë, pra në atë të Apelit.

Gjithashtu, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës vendosi skualifikimin e katër kandidatëve: z.Altin Binaj kandidat për drejtues për Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;

z. Pelivan Malaj kandidat për drejtues për Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;

znj. Marsida Frashëri për kandidimin për Drejtuese në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës;

z. Artan Shtrungza kandidat për drejtues për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë;

Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, vlerësoi se aplikimi i tyre (në rrugë elektronike dhe postare) ka ardhur jashtë afateve të përcaktuara në shpalljen e interesit, që ka qenë data 03.12.2020 ora 24.00.

Në përfundim të procedurës kualifikuese, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, vendosi kualifikimin e kandidatëve sipas listës më poshtë:

Elizabeta Imeraj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë
Anita Jella për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë Durrës
Kreshnik Ajazi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Elbasan
Violeta Shkurta për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Fier
Dhorina Theodhori për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë
Gentian Stoja për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë
Petrit Çano për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë
Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë
Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës
Farie Vata për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës
Arben Dyla për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lushnje
Erion Shehaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lezhë
Abaz Muça për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Mat
Dorina Bejko për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Pogradec
Lorenc Mërkuri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë
Sali Hasa për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë
Albert Murcaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër                                 • Arben Smaçi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
Marsida Frashëri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
Erion Çela për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
Aurel Zarka për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
Albert Kuliqi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
Arben Nika për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kurbin
Genti Xholi për Drejtues Prokuroria e Apelit Tiranë
Ludovik Doda për Drejtues Prokuroria e Apelit Durrës
Gjon Fusha për Drejtues Prokuroria e Apelit Gjirokastër

Janë 18 prokurori sipas listës më sipër ku vazhdon procedura e kandidimit.

Ndërkohë në 10 prokurori ku ose nuk ka pasur kandidatë, ose janë skualifikuar kandidatët, në mbështetje të nenit 90 të Kodit të Procedurave Administrative, përfundon procedura e ngritjes në detyrën e drejtuesit.

Prokuroritë ku përfundon procedura e ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit janë si më poshtë:

• Prokuroria pranë Gykatës së Apelit Shkodër
• Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë
• Prokuroria pranë Gykatës së Apelit Vlorë
• Prokurioria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Përmet
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pukë
• Prokuroria pranë Gjyatës së Shkallës së parë Kavajë
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Berat
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tropoje

Me 8 vota pro dhe 1 kundër (z. Gent Ibrahimi), Këshilli vendosi miratimin e listës së kandidatëve për Drejtues Prokurorie që plotësojnë kushtet për kandidim, përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrën e drejtuesit në prokuroritë ku nuk ka kandidatë të kualifikuar dhe miratimin e vendimeve të ndalimit të kandidatit për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës së ngritjes në detyrë.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht për caktimin e përkohshëm :

-në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër të z. Rifat Kojku;

-në pozicionin Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të z. Anton Martini;

-në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat të z. Abaz Muça,  pёr njё periudhё tjetër tre mujore nga data 19.12.2020 – 18.03.2021.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e rregullores “Për mënyrën e kompensimit për orët shtesë të kryera nga nëpunësit civilë të prokurorisë” duke përfshirë opinionin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Me kërkesë të eprorit të drejtpërdrejtë dhe me miratimin me shkrim të drejtuesit të prokurorisë, nëpunësit mund t’i kërkohet të kryejë orë shtesë.

Nëpunësit civilë të prokurorisë që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë orarit zyrtar, në ditët e pushimit dhe të festave zyrtare përfitojnë kompensim me pushim dhe, kur është e pamundur dhënia e pushimit për orët shtesë në punë, ata kanë të drejtë të kompensohen financiarisht mbi pagën normale të tyre. Konkretisht, për çdo orë shtesë të kryer, nëpunësit civilë të prokurorisë duhet të kompensohen me pushim të barabartë me orët shtesë plus 25 për qind të tyre kur orët shtesë janë realizuar në ditë normale pune dhe me 50 për qind të tyre kur orët shtesë janë realizuar në ditë pushimi, ditë feste zyrtare apo nga ora 22.00 – 06.00 në ditët normale të punës.

Në vijim, Këshilli miratoi raportet për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve Enklid Gjini, Alma Braho, Dritan Gripshi dhe Florian Bonjaku. Një kopje e këtyre raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT