3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

KLSH pas auditimit zbulon 20 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parasë publike

Teksa vetëm dy javë më parë publikimi i raportit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi një efekt negative financiar të institucioneve që shkonte disa qindra milionë euro duket se edhe auditimet e këtij viti kanë gjetur shkelje të reja.

Buletini i fundit që përfshin periudhën janar-prill tregon se janë kryer 16 auditime në institucionet qendrore dhe lokale në vend të cilat kanë rezultuar me disa milionë euro dëm financiar dhe menaxhim jo efektiv të parave.

Konkretisht dëmi ekonomik është 85 milionë lekë apo 781 mijë euro ndërsa menaxhimi jo efektiv rezulton në një vlerë 19.8 milionë euro duke çuar efektin total negativ në mbi 20 milionë euro.

“Gjatë periudhës janar-prill 2023, janë dhënë 60 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2.3 miliardë mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 87.5 milionë mijë lekë, dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2.22 miliardë mijë lekë” thuhet në raportin e KLSH.

Por cilat janë arsyet e këtij efekti financiar negativ të institucioneve dhe si ndahen ato sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve?

Sipas KLSH rreth 2% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e të ardhurave, ndërsa pjesa më përfaqësuese, rreth 98% është konstatuar në fushën e shpenzimeve .

“Vlera prej 47.9 milionë lekë e konstatuar në subjektin Ujësjellës Kanalizime Tiranë SH.A për shkak të mos parashikimit nga palët, në kontratën e qirasë të detyrimit për sigurimin e pronës në rastet e rreziqeve të shkaktuara nga zjarri dhe vlera prej 38 milionë lekë e konstatuar përgjatë zbatimit të punimeve (si psh diferenca në volumin e punimeve, zëra të paverifikueshëm punimesh, etj) në 5 subjekte”, thuhet në raport.

Ndërkohë sa i takon menaxhimit jo efektiv të fondeve, në shumën totale prej 2,22 miliardë lekë, rreth 66% e vlerës është konstatuar në fushën e të ardhurave, ndërsa rreth 34% në fushën e shpenzimeve.

“Rreth 99% e vlerës në fushën e shpenzimeve, përbëhet nga shkeljet në “procedurat e prokurimit” dhe “zbatimin e punimeve”; ndërsa rreth 90% e vlerës në fushën e të ardhurave përbëhet nga të ardhurat e munguara që administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si pasojë e krijimit të debitorëve për moslikuidime të tarifave dhe taksave vendore (më së shumti në Bashkitë: Kamëz (631 milionë lekë, Belsh (108.3 milionë lekë), Lezhë (402 milionë lekë) dhe Vau i Dejës (195.9 milionë lekë)” saktëson KLSH.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT