10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Koalicioni Pro Familjes kundër projekt-ligjit për barazinë gjinore: “Kancer për shoqërinë”

Pastori Akil Pano, përfaqësues i Koalicionit Pro Familjes, ka reaguar ashpër ndaj projekt-ligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë si “kancer” dhe “sëmundje” për shoqërinë shqiptare.

I ftuar në emisionin Opinion, Pano u shpreh se sipas natyrës, ekzistojnë vetëm dy gjini – mashkulli dhe femra – dhe se ky ligj, sipas tij, kërcënon dimensionin kulturor dhe natyror të shoqërisë.

“Ky projektligj në thelb është një kancer, është një sëmundje, e cila synon të shkatërrojë trupin kombëtar dhe dimensionin kulturor, natyrës dhe dimensioneve… është natyra mashkull dhe femër, burrë grua dhe këto dy gjini duhet t’i mbrojmë deri në fund,” tha Pano.

Ai shtoi se qeveria aktuale po ndjek linja të ngjashme me politikën ndërkombëtare, duke përmendur shembuj të Shteteve të Bashkuara: “Kësaj qeverie i ka ngelur ora në kohën e Biden, Trump ka thënë ekzistojnë vetëm dy gjini.”

Deklaratat e tij kanë ngjallur debat të gjerë në opinion publik, duke reflektuar ndasitë që ekzistojnë në shoqëri për temat e barazisë gjinore dhe të drejtave LGBTQ+. Koalicioni Pro Familjes mbetet i vendosur në kundërshtimin e projektligjit, ndërsa debati parlamentar dhe publik pritet të intensifikohet në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...