19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kokainë me nëndetëse nga Panamaja, 29 të arrestuar në Itali, gabimi i bosit shqiptar

Në një operacion të koordinuar nga Prokuroria e Napolit, 29 persona janë arrestuar në Itali për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Operacioni është fokusuar në zonën e Sanita, dhe ka sjellë arrestimin e pjesëtarëve të dy organizatave kriminale, përfshirë disa shqiptarë.

Bruno Carbone, një person i kërkuar që nga viti 2003 dhe i përfshirë në trafikun e drogës në bashkëpunim me organizatat italiane, është ndër të arrestuarit.

Droga, përfshirë kokainën, kalonte nëpërmjet ndërmjetësimit të tij nga Dubai.

Policia ka sekuestruar rreth 100 kg drogë, ndërsa grupi komunikonte përmes telefonomëve të enkriptuar.

Hetimet tregojnë se droga udhëtonte përmes kontejnerëve dhe nëndetëseve, duke përdorur rrugë të ndryshme përmes Holandës dhe Spanjës.

Konfirmimi i përdorimit të udhëtimit “nënujor” është zbuluar nga policia italiane gjatë një përgjimi të një bosi shqiptar, mes të arrestuarve në këtë operacion.

Në vitin 2021, duke folur me një bashkatdhetar që sapo kishte zbritur në Napoli, ai reflektoi mbi rrezikun që një transport droge mund të zbulohej nga qentë nuhatës të drogës, nëse transportohej në çanta.

Kontejnerët janë më të sigurt, por me nëndetëset ka më shumë garanci:

“Nën ujë është 100% e sigurt, por kjo mund të bëhet vetëm nga Panamaja”, thotë ai në përgjime.

Ky është konfirmimi sesi trafiku i drogës po e përdor këtë mjet shtesë transporti, siç është zbuluar tashmë nga policia amerikane gjatë një operacioni antidrogë kohët e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...