15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Koleksioni i veprave të artit të Hunter Biden shkatërrohet nga zjarret në Los Angeles

 

Një koleksion prej pothuajse 200 veprash arti të Hunter Biden është shkatërruar nga zjarret që përfshijnë Los Anxhelosin, ka konfirmuar The Post. Veprat ishin ruajtur pranë shtëpisë të avokatit të Hunter-it, Kevin Morris, në Pacific Palisades të Hollywood, dhe vlerësohen me “miliona dollarë.”

Morris, i cili ka ofruar një hua prej gati 5 milionë dollarësh për të paguar një faturë tatimore dhe po financon një dokumentar mbi Hunter Biden, jeton në një vilë luksoze, që fatmirësisht ka mbetur e paprekur nga zjarri. Presidenti Biden kishte shprehur shqetësimin për shtëpinë e djalit të tij në Malibu, afër zonës së përfshirë nga zjarret, por ka konfirmuar që ajo mund të ketë shpëtuar.

Veprat e artit të Hunter Biden janë vlerësuar deri në 500,000 dollarë për secilën, ndërsa çmimi mesatar është rreth 85,000 dollarë. Morris ka blerë disa prej këtyre veprave për 875,000 dollarë përmes galeristit Georges Berges. Veprat, përfshirë lule të bëra në letër japoneze, janë kritikuar për mënyrën e shitjes së tyre, pasi Shtëpia e Bardhë kishte siguruar se identiteti i blerësve do të mbetet sekret për të shmangur çdo konflikt interesi.

Zjarret që po shkatërrojnë disa pjesë të Los Angeles kanë shkaktuar humbje të mëdha, ndërsa veprat e artit të Hunter-it tani janë një tjetër viktimë e kësaj katastrofe natyrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...