16.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Fjala e Berishës: “Kemi një program për ta kthyer Shqipërinë në vend të zhvilluar”

 

Në një fjalim përpara qytetarëve të Fierit, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të ndihmojë fermerët dhe bizneset, duke garantuar rritje të pagave dhe pensioneve, dhe një mbështetje të fortë për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë shqiptare.

Ju duhet të shkoni tek çdo qytetar i Fierit, tek çdo pensionist. Garantoj rritje progresive me 15-20 përqind gjersa të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet,” tha Berisha, duke shtuar se ky program do të jetë “Leva e Arkimedit” për ta bindur çdo qytetar të këtij rrethi.

Ai kritikohoi qeverinë aktuale për menaxhimin e dobët të bujqësisë, duke theksuar se fermerët kanë lënë vetëm 0.9% të prodhimit të brendshëm për këtë vit, ndërkohë që ata kontribuojnë me 19% të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm të Shqipërisë.

Berisha premtoi mbështetje të fortë për fermerët, duke garantuar subvencione për çdo njësi prodhimi dhe për çdo kokë bagëti, si dhe një sistem të ri të TVSH-së për përpunuesit.

Do t’i rikthejmë fermerit tonë suksesin, mundësinë e pasurimit me djersën e tij,” tha ai, duke premtuar rritjen e kultivimit të ullinjve dhe një mbështetje më të fortë për sektorin bujqësor.

Për bizneset, Berisha premtoi një ulje të taksave dhe një garantim të konkurrencës së ndershme, duke kritikuar qeverinë për ndikimin e krimit të organizuar në ekonominë e vendit. “Do t’i kapim kriminelët atje ku të jenë, kudo që të jenë,” theksoi ai, duke akuzuar ata se shkatërrojnë ekonominë shqiptare me paratë e tyre të “helmatisura.”

Ai gjithashtu foli për një reformë të thellë në shpërndarjen e të ardhurave dhe për një rritje të rrogave, duke theksuar se rroga minimale nuk do të jetë kurrë nën 500 euro.

Është radha jonë. Rrofshi ju, rroftë Fierit, fitore, fitore,” përfundoi Berisha, duke kërkuar mbështetje për programin e tij dhe duke bërë thirrje për një betejë fitimtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...