19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kombëtarja Shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kupës së Botës 2026

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të mësojë nesër emrat e kundërshtarëve të saj për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shorti për ndarjen e grupeve do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s në Zyrih nesër, më 13 dhjetor, në orën 12:00.

Kombëtarja shqiptare do të jetë pjesë e **vazos së tretë**, ku do të gjenden disa nga ekipet më të forta të botës. Ndërkohë, vazot e tjera janë të ndara si më poshtë:

Vazo 1: Francë, Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Belgjikë, Itali, Gjermani, Kroaci, Zvicër, Danimarkë, Austri.
Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Rumani, Greqi, Sllovaki, Çeki, Norvegji.

Vazo 3: Skoci, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut. Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Izraeli.

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Bjellorusi, Kosovë, Armeni, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Lituani.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.

Ekipet do të tërhiqen në 12 grupe me katër dhe pesë skuadra, teksa ato në një vazo nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën. Kombëtarja rrezikon në grup Serbinë, ose ndeshje me Kosovën. Sistemi i dueleve do jetë vajtje-ardhje.

Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars 2026.

Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Nations League dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur/zbritur nga ligat e NL do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A-F.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...