Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë Tiranën më 28 prill në kuadër të një turi takimesh në rajon.
Vizita e tij vjen përpara se shtetet e BE-së të marrin një vendim në qershor për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas axhendës së zyrtarit europian, Varhelyi do të vizitojë edhe Bullgarinë, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se do priten negociatat në qershor, teksa paralajmëroi se nëse Bullgaria do të bllokojë sërish këtë proces, Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE.