24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Rusia premton sërish hapjen e korridorit humanitar për civilët e bllokuar në Mariupol

Rusia ka premtuar sërish se do të hapë korridorin humanitar për civilët e bllokuar në një fabrikë çeliku në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë.

Ushtria ruse është planifikuar të ndalë armiqësitë prej orës 14:00 më 25 prill, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Civilët më pas do të mund të largohen nga zona industriale përmes korridorit humanitar.

Qeveria ukrainase i ka bërë thirrje Rusisë të sigurojë largimin e grave dhe fëmijëve nga bunkerët e fabrikës Azovstal.

Sipas informacioneve nga Kievi, rreth 1,000 civilë besohet se janë në atë fabrikë.

Luftëtarët ukrainas që janë të fshehur aty kanë kërkuar që të bëhet gjithçka për të garantuar sigurinë e civilëve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të Ukrainës.

Perëndimi ka dënuar ashpër këtë vendim dhe ka vënë sanksione të pashembullta ndaj Moskës. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...