14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve/ Merret në pyetje administratorja e impiantit: “Nuk jam e detyruar të komunikoj me çdo kontraktor pasi…

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka filluar këtë të hënë marrjen në pyetje të dëshmitarëve në lidhje me aferën e përpunimit të mbetjeve.

Dëshmimtarja e parë që doli përpara anëtarëve të komisionit hetimor është Ariola Kodra, administratore e kompanisë “Integrated Energy”, që sot ka në pronësi inceneratorin e Tiiranës.

Gjatë marrjes në pyetje, Arjola Kodra tha se nuk kishte asnjë lidhje dhe nuk i kishte takuar asnjëherë Edi Ramën, ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe Sekretarin e Përgjithshëm e Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Marrja në pyetje nisi me debate mes kryetares së komisionit, Jorida tabaku  dhe administratores së kompanisë, në lidhje me takimin e kësaj të fundit me personat Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.

Administratorja zgjodhi të mos i përgjigjes pyetjes së Tabakut, duke thënë se nuk e mbante mend takimin e fundit me nënkontraktorët e saj.

PJESË NGA DËSHMIA

Tabaku: Kompania deklaron se nuk do të ketë nevojë për kredi dhe do të kryejë investimin me kapitalin e saj. A është i pnëuar shtetasi Alqi Edmod Bllako? Çfarë pagesash ka marrë?

Ariola Kodra: Ka qenë punonjës i Kompanisë Integrated Energy BV, por nuk është më. Ka qenë i punësuar para periudhës së administrimit tim.

Tabaku: Kur keni nisur?

Ariola Kodra: Në 15/3/2019. Më parë ka qenë i punësuar zotëria.

Tabaku: Sa ka qenë paga e tij?

Pëllumbi: Se çfarë pozicioni ka pasur ai, është tagër i këtij komisioni dhe se sa i paguan ai.

Tabaku: A njiheni ju me shtetasit Edi Rama? Damian Gjiknuri? Engjëll Agaçi?

Ariola Kodra: Këta zotërinj që përmendët i njoh si politikanë të Republikës së Shqipërisë.

Tabaku: Kur është nënshkruar kontrata?

Ariola Kodra: Kontrata ka qenë për një afat 30-vjeçar dhe është lidhur me Ministrinë e Financave.

Tabaku: Sa ka qenë afati i përfundimi i punimeve?

Ariola Kodra: Punimet kanë një afat nga momenti i zbardhjes së lejeve të ndërtimit. Leja e ndërtimit është zbardhur në nëntor të 2020-ës Dhe për 6 vite përfundon ndërtimi i tërësisë së veprave.

Tabaku: Kur ka qenë kontakti juaj i fundit me tre personat që përmendeëm Stela Gugallza, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri?

Ariola Kodra: Komunikimet nuk kanë qenë të drejtëprejta sepse mbaheshin nëpërmjet punonjësve të shoqërisë që unë administroj.

Tabaku: Kur ka qenë?

Ariola Kodra: Unë nuk jam e detyruar të komunikoj me çdo kontraktor pasi kam një staf që më suporton për këtë pjesë.

Tabaku: Kur ka qenë komunikimi i fundit që ju ose stafi juaj ju kanë sjellë mbi tre personat që unë përmenda, që janë të tre nënkontraktorë të shooqërisë që ju administroni?

Ariola Kodra: Sa për pjesën e komunikimit tim ju përgjigja. Për stafin më lejoni të marrë informacion dhe t’ju përgjigjem zyrtarisht

Tabaku: Kur ka qenë komunikimi juaj me këta shtetas?

Ariola Kodra: Sapo ju përgjigja pyetjes tuaj. Kam komunikime me ta, por jo personalisht përmes stafit që unë drejtoj.

Tabaku: Unë nuk e mora përgjigjen. Ju sa më pranuat që i njihni këta persona dhe jeni në marrëdhënie me ta.

Ariola Kodra: Po kam nënshkruar kontratat e nënkontratimit

Tabaku: Kur ka qenë kontakti i fundit me ta, mund të ketë qenë para 5 vitesh kur ju kanë marrë në punë, thjesht po pyes kur i keni takuar për herë të fundit?

Ariola Kodra: Është një pyetje që nuk e kam memorizuar. Afatet e takimit nuk i kam të memorizuar

Tabaku: Unë dua t’ju kujtoj zonja Ariola Kodra se dëshmia e rreme ka penalitete për ju.

Ariola Kodra: Jam në dijeni të faktit dhe jam e gatshme t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...