10.5 C
Tiranë
Monday, December 15, 2025
spot_img

Komisioni hetimor për inceneratorët/ Tabaku prezanton raportin prej 120 faqesh: “Një aferë masive financiare me një dëm në buxhetin e shtetit”

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku nisi mbledhjen e fundit ku prezantoi gjetjet e raporteve të Komisionit Hetimor, një raport prej 120 faqesh.

Sipas Tabakut, kontratat e tre inceneratorëve “janë një aferë masive financiare me një dëm në buxhetin e shtetit që llogariret afërsisht 430 milionë euro”.

Në përpilimin e raportit kanë marrë pjesë ekspertë të mjedisit, energjetikës, te financave dhe juriste, të cilët janë falënderuar nga Tabaku.

Tabaku tha se 4 muaj hetime, është identifikuar abuzimi i buxhetit të shtetit dhe pastrimit të parave.

Pjesë nga raporti i PD prej 120 faqesh

Afera masive financiare rezulton se është mbështetur në dy shtylla kryesore:

1. Përfitimi i kontratave koncensionare nga kompani, të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pa përvojë dhe pa aftësi financiare; në shkelje të procedurave në hartimin, miratimin dhe zbatimin e kontratave koncensionare

2. Përdorimi i fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t’i nxjerrë këto fonde jashtë vendit apo duke kryer pagesa me kompani fiktive si dhe kompani që zotërohen nga të kërkuarit në arrati Zoto-Gugallja-Mërtiri.

Në qendër të skemës janë disa kompani private, të përfaqësuara nga një grup i vogël personash me lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, të cilat kanë përfituar kontrata koncensionare, nëpërmjet veprimeve anti-ligjore të zyrtarëve më të lartë shqiptarë.

Disa prej këtyre zyrtarëve, siç ka rezultuar nga të dhënat e siguruara, rezultojnë që janë lidhje shoqërore e miqësore me personazhet-biznesmenë, përfitues të “aferës së inceneratorëve”.

Kompanitë që kanë fituar kontratat koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë në fushën e përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane.

Kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur as kapacitetete financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve, vlera operacionale e të cilave përllogaritet në rreth 150 milionë euro, pa përfshirë përfitimet e tjera nga shërbimi i depozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane, prodhimin dhe shitjen e energjisë si dhe depozitimin e dherave të sigurara si një monopol përmes veprimeve dhe mosveprimeve të qeverisë qendroe dhe asaj lokale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 15 Dhjetor 2025

0
Dashi Ditë dinamike në punë, por kërkohet vetëkontroll në komunikim. Në dashuri shmang debatet e panevojshme. Demi Stabilitet dhe qartësi në vendime. Është moment i mirë për...

Parashikimi I motit, e Hënë, 15 Dhjetor 2025

0
Në Shqipëri parashikohet mot i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat...

SpaceX hap shitje aksionesh para IPO-së, vlerësohet në 800 miliardë dollarë

0
SpaceX po përgatitet të dalë në bursë vitin e ardhshëm dhe ka nisur një shitje dytësore të aksioneve që do të vlerësonte kompaninë në...

Publikohen fotot e autorëve të sulmit terrorist në Sydney: 12 të vrarë, shënjestër komuniteti...

0
Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist të ndodhur në Sydney të Australisë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 29...

Einxhel Shkira mohon lajmet për aksident: “Nuk pësova aksident, theva këmbën në shtëpi”

0
Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një...