31.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Komisioni Hetimor/ Tabaku: “Kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur tre mënyra për të qarkulluar paratë, ja cilat janë ato”

Kryetarja e Komisionit të Inceneratorëve, Jorida Tabaku, në leximin e raportit përfundimtar ka shpjeguar skemën se si “u përdorën paratë e buxhetit dhe si operuan kompanitë e inceneratorëve”.

Nga analizimi i të dhënave tha Tabaku, “rezulton që kompanitë koncesionare të inceneratorëve kanë përdorur tre mënyra për të qarkulluar paratë e buxhetit të shtetit duke krijuar një skemë të madhe piramidale dhe evazioni fiskal me qëllim përfitime të paligjshme.

1. Së pari kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur buxhetin e shtetit për të tërhequr paradhënie shumicën e shumës së premtuar në formën e paradhënies dhe më tej ato kanë zhdoganuar mallra më pak se sa ajo e zotuar në kontrata.

2. Së dyti eshtë mënyra përmes së cilës ato kanë vepruar është ajo e krijimit të transfertave të parave jashtë vendit. duke krijuar kështu mundësinë që paratë e buxhetit shqiptar të dalin jashtë territorit të vendit pa përfunduar punën.

3. Së treti është mënyra e krijimit të një miksi mes sajimit të kompanive fiktive me fatura të TVSH dhe gjithashtu transferimi i parave në kompaninë ITS, e cila është përdorur si një kompani guaskë përmes së cilës janë shpërndarë paratë në të tjera kompani.

Fillesë e kësaj ndihme ndodh me krijimin e një Komitetit Ndërministror për Manaxhimin e Mbetjeve në fund të vitit 2013 që më tej u shoqërua me një mbledhje me mungesë kuorumi ku u miratua një dokument pa asnjë vlerë që u konsiderua si Vendim i Komitetit teknik. Ky komitet u mblodh në 5 shkurt pa pasur kuorumin e nevojshëm prej më së paku 11 anëtarëve dhe më tej u firmos nga 3 nga 5 anëtarët e pranishëm.

E gjithë kjo skemë më pas shtyu serinë e veprimeve të institucioneve lokale dhe qendrore për të ndërtuar një skemë korruptive.

Gjatë mbledhjes së propoziimit dje leximit të raporteve kryetarja e Komisionit Hetimor u shpreh se nuk ka asnjë vendim për shpalljen e emergjencës. Ajo deklaroi se dëshmitari Edi Rama në funksionin e KM ka gënjyer për shpalljen e emergjencës dhe se 430 mln euro janë dhënë me supozimin që është shpallur një emergjencë.

Supozimi ishte nisja e kësaj afere korruptive”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...