10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikon projektvendimin për votën e Diasporës

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka bërë publike projektvendimin për votën e diasporës, i cili përmban detaje të rëndësishme mbi mënyrën e regjistrimit dhe përgatitjen e listës së votuesve që dëshirojnë të votojnë nga jashtë vendit.

Sipas projektvendimit, çdo zgjedhës që dëshiron të ushtrojë të drejtën e tij të votës nga jashtë duhet të paraqesë një kërkesë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Afati për paraqitjen e këtyre kërkesave fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të njoftojë publikisht për hapjen e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit jo më vonë se 10 ditë para fillimit të këtij procesi. Kërkesa për regjistrim do të kryhet përmes një Platforme Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila do të krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga KQZ. Zgjedhësit do të kenë mundësinë ta shkarkojnë këtë platformë në versionin desktop dhe mobile, pa pagesë dhe pa u kushtuar nga lloji i pajisjes elektronike që do të përdorin.

Sa i përket listës së zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, projektvendimi thekson se do të ketë një listë të vetme në nivel zone zgjedhore, e cila do të përmbajë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë shprehur vullnetin për të votuar nga jashtë dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile përkatës.

Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit do të hartohet dhe përdoret rishtazi për çdo palë zgjedhje për Kuvendin. KQZ-ja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të ruajnë bazën e të dhënave të zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit për çdo palë zgjedhje,” përfundon projektvendimi.

Kjo iniciativë synon të rrisë pjesëmarrjen e diasporës në procesin zgjedhor dhe të lehtësojë ushtimin e të drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...