10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Komisioni zgjedhor çel garën për kryetarin në PD/ Kandidaturat pranohen deri më 22 maj, zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor

Partia Demokratike ka hapur garën për kryetarin e ri të partisë. Në njoftimin e bërë publik sot nga Komisioni Zgjedhor i  PD thuhet se afati për të dorëzuar kërkesën është deri në datën 22 maj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

NJOFTIM I KOMISIONIT ZGJEDHOR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike me vendimin nr. 1, datë 17.05.2021 ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të Partisë Demokratike.

Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në:
– kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj;
– kontributit në fushata elektorale;
– kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;

– aktivizimit në jetën politike e publike të vendit;
– mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe
– reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit.

Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021. Formulari gjendet në faqen zyrtare në internet të Partisë Demokratike ose mund të tërhiqet pranë Sekretarisë së Komisionit.

Për çdo informacion shtesë lutem kontaktoni me Sekretarinë e Komisionit në numrin +355 4 22 76 920.

KOMISIONI ZGJEDHOR
SELIA QENDRORE E PARTISË DEMOKRATIKE
Bulevardi Zhan D’Ark , Nr 11, Tiranë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...