10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Koncesionari i Tiranës shkel kontratën, Balluku bën sehir” PD denoncon kontratën konçensionare për inceneratorin e Tiranës

Partia Demokratike ka denoncuar një kontratë konçensionare për inceneratorin e Tiranës.

Këshilltari Ligjor i Grupit të PD-së, Marash Logu me anë të një postimi në Facebook thotë se në shkelje të kontratës konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi dhera nga ndërtuesit e Tiranës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më tej ai ka shtuar se inceneratori i Tiranës ka pranuar mbetje nga bashkia Durrës, në kundërshtim me kontratën koncensionare.

Reagimi: 

📍 Në kundërshtim me kontratën konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi mbetje nga bashkia Durrës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

📍Njësia e Zbatimit të Projektit të Tiranës i rekomandoi Ministrisë amendimin e kontratës, përpara se konçesionari të pranonte mbetjet e Durrësit. Ministria nuk mori asnjë masë.

📍Në shkelje të kontratës konçesionare, inceneratori i Tiranës pranoi dhera nga ndërtuesit e Tiranës, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

📍Megjithëse, konçesionarit iu shtuan 10 milionë euro të ardhura nga mbetjet e bashkisë Durrës dhe 40 milionë euro nga depozitimi i dherave të bashkisë Tiranë, sërish tarifa për depozitimin e mbetjeve mbeti e njëjtë 29 euro/ton (41 euro/ton sipas përllogaritjes së KLSH-së).

‼️Inceneratori i Tiranës pasurohet, buxheti i shtetit pakësohet dhe qytetari varfërohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...