28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Zbulohen rastet e para me ‘Flurona’ në Shqipëri, janë të pavaksinuar

Zbulohen rastet e para me Flurona në Shqipëri. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, të prekurit njëkohësisht me grip dhe Covid janë zbuluar në mes të janarit dhe në fillim të shkurtit.

Edhe në Shqipëri janë evidentuar disa raste me Flurona, me bashkinfeksion të Covid-it dhe grip, por fatmirësisht këto raste janë aktualisht të përmirësuar, kanë dalë nga spitali. Nuk kanë pasur probleme shtesë, për shkak të infektimit edhe nga gripi, pasi kanë qenë të infektuar me variantin Omicron që siç dihet klinika e këtij varianti është klinikë më e lehtë krahasuar me variantin Delta. Rastet me Flurona janë evidentuar në mes të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt”, – tha për Tv Klan epidemiologu Artan Simaku.

Deri tani janë 15 raste me Flurona, mes tyre edhe një fëmijë.

“Janë rreth 15 raste nga të cilat mosha mesatare është 60 vjeç, rast pediatrik ka qenë vetëm një rast dhe tani fëmija është në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësorë”.

Rreth 70 % e të prekurve kanë qenë të pavaksinuar.

“Të gjithë personat kanë qenë të pavaksinuar ndaj gripit, ndërsa ndaj Covid kanë qenë të vaksinuar rreth 30 % e tyre. Çka konfirmon edhe njëherë rëndësinë e madhe të vaksinimit ndaj të dy viruseve, ndaj Covid dhe gripit” – shton më tej epidemiologu.

Sipas Simakut, vaksinimi ndaj Covid nuk duhet të ndërpritet për të patur një mbrojtje më të madhe dhe për të rritur mbulesën vaksinale në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...